Ministria e Drejtësisë
  Misioni

Mjekesia ligjore është shkence e veçante në mesin e shkencave mjekësore e cila organeve të hetimit, gjykatave dhe prokurorive i ndihmon në aplikimin e njohurive me karakter mjekësor dhe biologjik, me synimin kryesor zbulimin ruajtjen dhe mbrojtjen e të vertetës në dobi të të drejtave të njeriut dhe ruajtjen e qetësisë e të rregullit midis njerzeve, sigurimin dhe respektimin e detyrimeve e të drejtave ligjore të shtetasve në menyrë të drejtë karshi shoqërisë etj. Nga ana tjeter synimi i mjekësisë ligjore është sigurimi i shendetit për të gjithë, mbrojtja dhe lufta kunder sëmundjeve, traumave etj., gjithë për një jetëgjatësi të shëndetshme e të lumtur te njeriut.

Instituti i Mjekësisë Ligjore është institucion Qëndror, buxhetor , në vartësi të Ministrisë të Drejtësisë që ushtron kete mision nw shkalle Republike duke respektuar Kushtetuten, Kodet, ligjet e aktet nenligjore per realizimin e mbrojtjen e dinjitetit të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore si dhe parandalimin e shkeljeve të ligjit
Instituti i Mjekësisë Ligjore shfryetezon tërësin e njohurive dhe metodave aplikative mjekësore tekniko-shkencore per zgjidhjen e çështjeve te praktikës së organeve të drejtësisë ne kryerjen e ekspertrizave mjekoligjore ( patologjike, toksikologjike, biologjike, psikiatrike etj) duke u mbeshtetur te risitë më të fundit teknollogjike, si dhe në ngritjen e shkallës së përgatitjes tekniko-profesionale të stafit dhe të strukturave të Mjekësisë Ligjore, për të arritur kësisoj standarde tekniko-shkencore sa më të përafrueshme me ato të nivelit të instituteve homologe të Bashkimit Evropian. Permes parimit “ Shkenca në sherbim të ligjit” ky Institute nxitë veprimtarin kerkimore-shkencore për përvijimin dhe zbatimin e metodave dhe teknikave bashkëkohore në lëmin e mjekësisë ligjore , e pergatitjes dhe kualifikimit të vazhdueshem shkencor të specialistëve të kësaj fushe me qëllim të rrisë besushmerin dhe të jetë një zë autoritar dhe i pavarur ne Sherbim te Drejtësisë Shqiptare . Misioni i Mjekësisë ligjore lidhet edhe me bashkërenditjen e vepriimtarisë së këtij instituti me institucionet shëndetësore, për të mbrojtur pacentët dhe publikun nga kequshtrimi i mjekësisë , si dhe veprat e tjera penale ( alkoolizmi, droga etj) që rrezikojnë jetën dhe shendetin e qytetarëve. Perdorimi i të dhënave të ekspertimit mjekoligjore në dobi të forcimit të disiplinës tekniko-shkencore , të përmirsimit të cilësisë së punës, diagnostike-mjekësore , të luftës parandaluese kunder pakujdesisive e gabimeve mjekësore si dhe në studimin e shkaqeve të traumave, të helmimeve , të vdekjeve të papritura e te çrregullimeve post traumatike te sjelljes psikiatriko-kriminaleetj.

Instituti i Mjeksesise ligjore do të ketë si objektiv final krijimin e nje sherbimi ekspertimi ne ndihem te Drejtësisë sa me efiçente dhe të aftë të përballojë realizimin e plotë të angazhimeve dhe detyrimeve që ka Ministria e Drejtësisë në zbatimin në gjerësi dhe thellësi të reformave në sistemin e drejtësis per afrimin dhe zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit

Riorganizimi dhe drejtimi me ritmet dhe hapin e kohes të veprimtarisë mjekoligjore, çka do të rriste ndjeshem futshmërin e sherbimev të ekspertimit mjekoligjor në vendin tone, në perputhje të plotë me politikat dhe strategjitë e Ministrisë së Drejtësisë në lidhje me reformat në sistemin e Drejtësisë shqiptare.

Instituti i Mjekësisë ligjore kryen veprimtarin e tij ne baze parimeve të rregullorës për organizimin dhe fuksionimin të miratuar me Urdhërin e Ministrit të Drejtësisë.
Bazat ligjore të veprimtarisë së Institutit të Mjekësisë ligjore janë konkretishtë.

 

- Ligji Nr.7830, datë 15.06.1994, “ Për Autopsit”
- Ligjet proceduriale shqiptare
- Ligji nr. 8085, datë 13.03.1996, “ Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”
- VKM Nr. 120, datë 27.02.2003, “ Për krijimin e Institutit të Mjekësisë    Ligjore”
- Akte nënligjore ( urdhëresa, udhëzime, qarkore) të Ministrisë të Drejtësisë
- Rregullorja “Për organizimin dhe fuksionimin e sherbimit të Ekspertimit    Mjekoligjore”
- Kodi i Etikës së Ekspertit Mjekoligjor.

MJEKËSIA GJYQSORE

Me ndihëm e njohurive të mjekësisë gjyqësore konstatohen shkaqet e vdekjes në rastet kur dyshohet se vdekja është shkaktuar me dhunë pastaj hulumtohen gjurmët që janë shkaktuar në rastin e kryerjes së veprës penale siç janë: gjurmët e gjakut, të pështymës, qimeve etj.
Mjekësia gjyqësore është shkencë interdiciplinare në kuadrin e së cilës bëjnë pjesë TANATOLOGJIA, TRAUMATOLOGJIA, TOKSIKOLOGJIA dhe SEKSOLOGJIA.

 

a. TANATOLOGJIA-merret me studimin e shkaqeve te vdekjës me ndihmen e saj kosntatohet se a është fjala për vdekje natyrore apo për vdekjen që është shkaktuar me dhunë.
b. TRAUMATOLOGJIA- është shkencë që merret me studimin e llojeve të lëndimeve trupore intensitetin e tyre dhe mjetet me të cilat janë shkaktuar ato.
c. TOKSIKOLOGJIA-është shkencë e cila merret me studimin e hetimeve dhe efikasitetin e tyre në organin e njeriut.
d. SEKSIOLOGJIA-është shkencë e cila merret me studimin e madhënieve seksuale, e ne veçanti të delikteve seksuale.

SHKOLLA ANTROPOLOGJIKE

Themelues I shkollës antropologjike është italiani Cezaro Lombrozo (1935-1909) I cili ishte mjek psikiatër e me vonë edhe profesor I mjekësis gjyqësore.
Veprat e tija më të rëndësishme janë: “Njeriu Kriminel” dhe “Antropologjia Kriminale”.
Koncepcionet themelore të shkollës