|
Ne vitin 1928 jane shpallur ligje tė ndryshme tė shėndėtesise
, nė tė cilat ka pasur dispozita tė vecanta mbi ushtrimin e mjekesise ligjore,
mbi llojet e ndryshme tė ekspertimeve dhe mbi hpnoraret e mjekeve qė I kryenin.
Mjeket qė caktoheshin me keto ekspertime , pergjithesisht ishin mjeket e bashkisė
dhe te profektures. Keta e shoqėronin gjyqtarin hetusin nė vendin e ngjarjes
ku bėbin kqyrjen mjekoligjore tė tė dėmtuarit ose tė kufomės, dhe me pas lėshonin
aktin perkatės.
Ne vitin 1932 nė Spitalin Civil tė Tiranes filluan pėr tė paren here tė bėhen
autopsy pak a shume tė plota me karakter anatomopatologjik dhe mjekoligjor.
Njė nga mjeket qė ėshtė marrė mė shumė me keto ekzaminime ka qenė Drejtori I
ketij institucioni Dr. Sabri Tefiku.
Nė vitet 1930, 1940, duhet tė kujtojmė me mirėnjohje mjekėt
pėrparimtarė si Dr. Sabri Tefiku etj. qė i kanė dhėnė njė kontribut sado tė
vogėl mjekėsisė ligjore tė vendit tonė.
Nė vitet 1940 dhe fillimin e viteve 1950 janė kryer ekspertime
mjekoligjore tė plota pėr raste tė veēanta nga mjekė shqiptarė tė specializuar
jashtė shtetit nė fushėn e mjekėsisė ligjore.
Pėr herė tė parė, nė vitin 1953 u hap nė vendin tonė njė
shėrbim i ekspertimit mjekoligjor pranė spitalit tė pėrgjithshėm civil tė Tiranės,
nė tė cilin nė vitin 1957, me krijimin e universitetit tė parė nė Shqipėri,
u formua edhe katedra pėrkatėse universitare e mėsimdhėnies sė mjekėsisė ligjore
nė fakultetet e Mjekėsisė dhe drejtėsisė sė kėtij Universiteti.
Katedra e Mjekėsisė Ligjore nė Fakultetin e Mjekėsisė tė
Tiranės, u krijua nė vitin 1957 me Shef Dr. Bashkim Ēuberi.
Ajo, pėrveē mėsimdhėnies sė disiplinės sė Mjekėsisė Ligjore
nė Fakultetin e Mjekėsisė, kryente edhe ekspertimet e ndryshme mjekoligjore
nė vendin tonė. \
Shumė shpejt nė kėtė Katedėr, sė bashku me Shėrbimin Mjekoligjor
pėrkatės,u ngritėn Laboratorėt e provave materiale (biologjisė mjekoligjore)
dhe histopatologjisė, qė nė vitin 1957 dhe nė vitin 1962,Laboratori i
toksikologjise nga toksikologu farmacist Dr. Gaqo Papadhopulli
( ku kanė punuar edhe farmacistėt toksikologė Dragush Kurti, Thoma
Nano dhe Besnik Juca), Laboratori i fotografisė mė 1967, i
drejtuar nga fotografi Skėnder Veshi.
Nė kėtė mėnyrė, pėrveē pėrmirėsimit tė mėsimdhėnies, tė gjitha
kėto ndikuan pozitivisht nė kryerjen e ekspertimeve mjekoligjore me njė cilėsi
gjithnjė e mė tė mirė.
Pėrveē ekspertimeve tė zakonshme tė kufomave dhe personave
pėr rrethin e Tiranės, ajo kryen tė gjitha ekspertimet e ndėrlikuara dhe me
komision pėr tė gjithė vendin tonė; po kėshtu ekspertimet nė fushat e toksikologjisė,
provave materiale pėr tė gjithė vendin.
Pėrgjegjėsi i kėsaj katedre qė nga krijimi i saj dhe deri
nė vitin 1988 ka qėnė Dr.Bashkim Ēuberi, i cili botoi pėr herė tė parė
tekstin e parė mėsimor tė lėndės sė Mjekėsisė Ligjore dhe ju dha titulli pedagogjiko-shkencor
Docent nė vitin 1971.
Pėrveē tij nė kėtė Katedėr ka punuar Dr. Pavlo Pavli,
Dr. Dėfrim Gjoliku, Dr. Spiro Ēipi. Ky i fundit, pedagog i jashtėm,
pėrveē tė tjerash ka drejtuar mėsimdhėnien e disiplinės sė Mjekėsisė Ligjore
nė Fakultetin e Drejtėsisė dhe Shkollėn e Lartė tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme,
qė nga krijimi i tyre dhe deri nė vitin 1981.
Nga viti 1989 deri nė vitin 1992, Katedra ėshtė drejtuar nga
Dr.Sokrat Meksi dhe qė nga viti 1992 deri nė vitin 1998 nga Dr.Bardhyl
Ēipi.
Nė vitin 1998, sistemi i ekspertimit mjekoligjor kaloi nė
vartėsi tė Ministrisė sė Drejtėsisė nėn drejtimin e As. Prof. Fatos Harito(
1998-2000), mė pas, 2000-2006 Prof.Dr. Sokrat Meksi. Ndėrsa aktualisht
mbas vitit 2006 ne vazhdim Dr. Shk. Besim Ymaj.
Instituti I Mjekesise LIgjore ėshtė institucioni qėndrore,
buxhetor nė vartėsi tė Ministrit tė Drejtėsisė. Sot ushtron veprimtarin dhe
ka per qėllim tė kerkojė respektimin e Kushtetutes , Kodeve , ligjeve e akteve
nenligjore , realizimin e mbrojtjen e dinjitetit tė tė drejtave tė njėriut dhe
lirive themelore si dhe parandalimin e shkeljeve tė ligjit.
Drejtimet e pergjitheshme tė veprimtarisė:
Seksioni (Katedra) i Mjekėsisė Ligjore aktualisht drejton mėsimdhėnien
e lėndės sė Mjekėsisė Ligjore nė Fakultetin e Mjekėsisė me studentėt e vitit
tė gjashtė tė degės sė Mjekėsisė sė Pėrgjithshme, me vitin e katėrt tė degės
sė Stomatologjisė nė trajtė ciklesh tė rregullta tė mėsimeve praktike dhe
cikleve tė leksioneve teorike; me vitin e tretė tė Fakultetit tė Drejtėsisė
tė Universitetit tė Tiranės( ku pėrfshihet edhe lėnda e psikiatrisė gjyqėsore).
Nė vitin 1985, kėsaj Katedre iu ngarkua edhe mėsimdhėnia e lėndės sė Etikės
dhe Deontologjisė Mjekėsore me specializantėt pasuniversitarė tė Fakultetit
tė Mjekėsisė, ndėrsa nė vitin 1995 mėsimdhėnia e kėsaj lėnde edhe me studentėt
e vitit tė dytė tė degės sė Mjekėsisė sė Pėrgjithshme tė Fakultetit tė Mjekėsisė,me
vitin e pestė tė Farmacisė nė Fakultetin e Shkencave tė Natyrės, pėr tė cilėn
janė pėrgatitur edhe tekstet mėsimore pėrkatėse.
Kjo Katedėr ka drejtuar edhe formimin dhe specializimin e tė gjitha
kuadrove tė Mjekėsisė Ligjore pėr tė gjitha rrethet e vendit tonė, nė specializime
pasuniversitare tė plota dhe specializime afatshkurtra duke plotėsuar me mjekė
ligjorė qė tė gjitha rrethet e vendit tonė. Gjithsejt nga kjo Katedėr, qė
nga krijimi i saj janė specializuar rreth 50 specialistė mjekoligjorė pėr
tė gjitha rrethet e vendit tonė. Kualifikimi periodik i mjekėve ligjorė tė
rretheve tė ndryshme tė vendit tonė bėhet me anėn e seminareve periodike.
Pėrsa i pėrket bazės materiale mėsimore, Katedra e Mjekėsisė Ligjore
e ka krijuar tashmė literaturėn e saj mėsimore.
Tekstet mėsimore kryesore bazė dhe ndihmėse tė botuar nė kėtė katedėr gjatė
viteve tė ndryshme paraqiten si vijon:
- Mjekėsia Ligjore, Bashkim Ēuberi, Tiranė 1972, 1975, 1981, 414 faqe
- Udhėheqės nė mėsimet praktike tė Mjekėsisė Ligjore, Bashkim Ēuberi, Tiranė
1985, 222 faqe
- Mjekėsia Ligjore Juridike, Sokrat Meksi, Bardhyl Ēipi, Tiranė 1991, 189
faqe
- Bazat e Mjekėsisė Ligjore, S. Meksi, B. Ēipi, A. Tushi, F. Harito, Tiranė
1991, 204 faqe
- Mjekėsia Ligjore Klinike, B.Ēipi(pėrkthim dhe pėrshtatje nga frėngjishtja),
Tiranė 1994, 186 faqe
- Etika dhe Deontologjia Mjekėsore, B.Ēipi, S. Meksi, Tiranė 1996, 126 faqe
- Bioetika nė njė kėndvėshtrim mjekoligjor, B.Ēipi,Tiranė 2001, 236 faqe
Veprimtaria botuese e Katedrės nė revistat e ndryshme periodike
dhe shkencore tė vendit tonė, mjekėsore dhe juridike ėshtė shumė e pasur:
mbi 250 artikuj tė botuar.
Pėr sa i pėrket udhėheqjeve tė temave, nga Katedra janė udhėhequr
6 tema tė disertacioneve tė doktoraturave, kryesisht tė pedagogėve tė Katedrės
nė vite tė ndryshme, 3 tema diplomash tė studentėve si dhe rreth 50 tema shkencore
me studentėt e rretheve shkencore tė Mjekėsisė Ligjore gjatė shumė viteve.
Pjesėmarrja nė Kongrese dhe Konferenca Ndėrkombėtare nė lidhje me
ēėshtje tė ndryshme mjekoligjore dhe atyre tė Etikės Mjekėsore, tė Drejtės
Mjekėsore edhe Bioetikės etj. ka qėnė e mirė. P.sh.:
1993: Takimi 13 ndėrkombėtar i shkencave ligjore (Duseldorf-Gjermani)
1994: Kongresi Botėror i Filozofisė sė Mjekėsisė(Paris-Francė)
2002: Takimi 16 ndėrkombėtar i Shkencave Ligjore( Montpellier-Francė)
etj.
Aktiviteti kėrkimor-shkencor i kėsaj Katedre ėshtė shumė i pasur
me tekste mėsimore, monografi, referime dhe botime tė panumurta brenda dhe
jashtė vendit;organizime tė rretheve shkencore tė studentėve;po kėshtu tė
seminareve dhe sesioneve shkencore tė shumta;drejtime projektesh nė fushat
e shkeljeve mjekėsore,etj.
Ja disa nga temat kryesore studimore tė kėsaj Katedre gjatė viteve tė
ndryshme qė nga krijimi i saj:
Ēėshtjet e ndryshme tė seksologjisė mjekoligjore, pėr tė cilat , pėrveē
referimeve dhe artikujve tė ndryshėm, si punim kryesor ėshtė botuar monografia:
Ekspertimet e krimeve seksuale, S.Meksi, Tiranė 1987
Problemet e shumta tė ekzaminimeve mjekoligjore tė kufomave, pėr tė cilat
ka shumė artikuj shkencorė dhe referate. Vlen tė pėrmėndet manuali: Teknika
e autopsisė, S.Meksi, G.Cerga, Tiranė 1981
Problemet e ndryshme tė antropologjisė mjekoligjore, gjithashtu me referime
dhe botime tė shumta shkencore brenda dhe jashtė vendit. Punimi kryesor i
kėsaj fushe ėshtė monografia:
Probleme antropologjike. Pėrdorimet e tyre osteologjike nė pėrgjithėsi dhe
nė praktikėn mjekoligjore e kriminalistike tė vendit tonė, B.Ēipi, Tiranė
1984
Aspektet mjekoligjore tė shkeljeve mjekėsore, pėr tė cilat ka gjithashtuka
studime, punime dhe botime tė shumta nga Mjekėsia Ligjore, ku vlen tė pėrmėndet
monografia:
Aspekte mjekėsore, ekonomike e etike tė shkeljeve mjekėsore, B.Ēipi, S.Haderi,
B.Hysa, Tiranė 1991
Tema tė tjera kėrkimoro-shkencore kanė pasur tė bėjnė me vdekjet e papritura,
aksidentet automobolistike, traumat e kokės, dermatoglifet, dėmtimet nga armėt
e zjarrit, ekzaminimet e flokėve dhe shumė e shumė tė tjera, tė pasqyruara
nė referime, botime, mbrojtje disertacionesh etj.
E gjithė kjo veprimtari pedagogjike-shkencore jashzakonisht e pasur e kėsaj
Katedre ėshtė pasqyruar nė titujt shkencorė dhe pedagogjikė tė pedagogėve
efektivė dhe tė jashtėm tė saj, qė kanė punuar gjatė viteve tė ndryshėm qė
nga krijim i kėsaj Katedre:
Bashkim Ēuberi: Docent ( 1971)
Bardhyl Ēipi, Doktor i Shkencave(1981), Docent( 1988),Profesor(1994)
Sokrat Meksi: Doktor i Shkencave(1983),Docent(1988),Profesor(1999)
Fatos Harito: Doktor i Shkencave(1987), Asistent.Profesor(1994)
Besnik Juca: Asistent Profesor (1994)
Alfred Tushi: Doktor i Shkencave(1990)
Gramoz Ylli: Doktor i Shkencave(1991)
Xhemal Zeneli:Doktor i Shkencave(1995)
Mira Pazari: Doktor i Shkencave (1995)
Zana Bruci: Doktor i Shkencave (1997)
Besim Ymaj:Doktor i Shkencave (1999)
Arben Lloja: Doktor i Shkencave( 1999)
Pėr sa i pėrket rolit tė eksperteve ne ekspertimet mjekoligjore nė vendit
tonė, ai ka qėnė shumė i madh nė drejtim tė pjesėmarrjes dhe drejtimit nga ana
e tyre tė ekspertimeve mjekoligjore.
Gjithashtu ata kanė qėnė tė angazhuar dhe nė punėn e Institucioneve tė tjera
si: Urdhėri i Mjekut Shqipėtar, Komiteti Kombėtar i Bioetikės, INSIG-u.
Disa prej eksperteve dhe pedagogėve janė gjithashtu anėtarė tė disa shoqatave
ndėrkombėtare nė fushat e Mjekėsisė Ligjore, Bioetikės, tė Drejtės Mjekėsore
etj.(Shoqata Mjekoligjore e vendeve mesdhetare, Shoqata bioetike e vendeve tė
Evropės qėndrore dhe lindore, Shoqata evropiane e Filozofisė sė Mjekėsisė dhe
Kujdesit Shėndetėsor etj.)
Historiku
Shėrbimi i ekspertimeve mjekoligjore nė Republiken e Shqipėrisė ėshtė brenda
sistemit tė Ministrisė sė Drejtėsiė, nė vartėsi tė Ministrit tė Drejtėsiė i
cili nepermjete strukturave pėrkatėse drejton dhe kontrollon administrativisht
kėtė shėrbim.
Shėrbimi i ekspertimit mjekoligjor realizohet nga Instituti i Mjekėsisė Ligjore
me qėndėr nė Tiranė , nga sherbimet mjekoligjore rajonale tė ndarjes administrative
nė bazė Gjykatave te Apelit si dhe me eksperte tė jashtėm ne rrethe tė tjera.
Struktura dhe pėrbėrja e ketyre shėrbimeve , propozohet nga Kėshilli Drejtues
I IML dhe miratohet nga Ministri I Drejtėsisė .
Sherbimi I ekspertimeve mjekoligjore kryhet nga eksperte funksionalė ( patologė,
toksikologė, psikiater, biolog) dhe eksperte tė jashtem. Ekspertet fuksionalė
nė perputhje me strukturen organike kryejnė veprimtarinė e tyre nė IML si dhe
kryesisht nė sherbimet rajonale. Struktura organizative e IML perbehet nga Kėshilli
Drejtues , Kėshilli shkencor , Drejtori, Zv. Drejtori , ekspertet patolog, ekspertet
toksikolog, ekspertet psikiater dhe ekspert biolog, kryelaborate, laboratet,
spcialisti jurist, specilaiste financier, administrator, specialist e mardhenjeve
me jashte dhe me publikun,, sekretare arkiviste, magazinieri , shoferėt, sanitare.
Numeri dhe perbėrja e kėshillit drejtues miratohet nga Ministri I Drejtėsisė
mbi bazėėn e propozimeve tė Institucionit. Kryetari Kėshillit Drejtues ėshtė
Drejtori i Institucionit.
|